spot_img

Muharremaj: Pas fitores kundër Shkupit e kam telefonuar Agim Ademi për ta uruar, na presin punë për stadiumin e ri të qytetit

spot_img

Kryetari i qytetit të kampionëve, kështu kemi vendosur ta quajm z. Bali Muharremaj, të parin e komunës së Suharrekës, kjo pasi që ky qytet është kampioni në Futboll me Ballkanin, në Basketboll me Yllin, në biznes me Cimën e Shaqën, por edhe në volejboll e në kultur me karnevalin verorë, më të madhin në rajon. Në një bisedë për “Presheva Jonë”, i pari i qytetit “kampion” ka folur për sukseset e KF Ballkanit ku ka treguar se është ndjerë tepër i kënaqur dhe se i falemnderon së pari djemt e skuadrës, biznesmenin Arsim Kabashi –CIMA për cdo cent që ka dhënë për të arritur tek kjo ditë, por e ka falemnderuar edhe të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi i cili sipas z. Muharremaj është jashtëzakonisht meritor dhe se shpreson në bashkëpunim të shtuar në të ardhmen me z. Ademi, sidomos në përmirësimin e kushteve infrastrukturore sportive në këtë qytet, konkretisht në ndërtimin e stadiumit të ri, për të cilin ka thënë se veq ka vendosur të ndajë parcellën prej 7 hektarëve.

“Presheva Jonë” Kryetar, jeni i pari i një komune e cila po i numron me rradhë sukseset si në sport, si në biznes ashtu edhe në evente kulturore, cili është celësi I suksesit, si po ia dilni?

Muharremaj: Së pari ju falemnderoj për vlerësimin që keni për komunën tonë, ndërkohë që mund të ju them se këtij suksesi ne si qytet në përgjithësi, por edhe si komunë në veqanti ia kemi bërë hyzmetin, së bashku të gjithë, ne, qytetarët dhe bizneset. Kur jemi të suksesi I klubeve sportive, ne e kemi bërë detyrën tonë si institucion, gjithnji sipas mundësive ligjore, sikurse tek klubi I basketbollit “Ylli” ku ia kemi lëshuar 25 000 euro, ashtu edhe te klubi I futbollit “Ballkani” të cilëve ia kemi lëshuar 80 000 euro, shuma këto në raport me nevojën e tyre mbase mund të jenë të vogla, por nuk I kemi lënë anash as klubet e volejbollit, të cilët gjithashtu I kemi përkrah e që dorën në zemër janë shumë të suksesshëm. Unë personalisht si kryetar komune vazhdimisht I kam përcjellë, cdoherë kur më ka leju koha kam qenë me ta për të përquar edhe përkrahjen e institucioneve.

Nuk është vetëm sporti e biznesi të famshme në Suharekë, ju kojtohet karnevali verëro I organizuar nga z. Shaqir Palushi, është një event I jashtëzakonshëm nikoqir I të cilit e kemi nderin që të jemi ne si qytet I vogël, por me përkushtim të madhë.

Ne kemi nderin që në komunën tonë ta kemi edhe një biznesmen siq është z. Arsim Kabashi me kompaninë e tij “Cima SHPK”, të cilët me klubin e futbollit dorën në zemër ka shpenzuar mbi ndoshta 1 milion euro Brenda një vitit, por kësaj rradhe duket se ja ka vlejtë pas suksesit që arritëm për herë të parë, që një klub kosovarë të dalë në arenën evropiane në fazën e grupeve.

“Presheva Jonë” A mendoni se edhe komunat tjera me pak më shumë vullnet e angazhim, mund ta ndjekin shembullin tuaj si komunë që të shëndërrohen në storie suksesi në secilën pore të jetë, cili është mesazhi juaj për kolegët tuaj nëpër komunat tjera të Kosovës?

Muharremaj: Nuk e di sa jeni të kujdesshëm ta përcjellni profiling tim në facebook, dikujt ndoshta I duket monotoni përditshmëria, por për mua nuk është kështu, unë marr pjesë në shumë aktivitete. Ne jemi komuna më e pastë në vend, nuk kemi arritur ende ku dëshirojmë, në Suharekë nuk kemi qytetarë që kërkojnë lëmoshë, cigaret nuk shiten në rrugë në qytetin tonë, janë këto pak detaje, por që janë të rëndësishme kur flasim për civilizim, e të cilin po e synojmë, e për këtë gjithashtu unë u jam falemnderues edhe diasporës tonë që është shumë e madhe dhe e fuqishme, e që I jep qytetit një infusion të madhë gjatë verës, ndërkohë që kam veq fjalë të mira edhe për bashkëqytetarët e mijë të cilët dorën në zemër janë shumë puntorë dhe të përkushtuar në cdo detyrë e obligim që ja japin vetës.

Se si janë qytetarët e Suharekës, mjafton tua marrë këtë shembull. Kam vendosur që ta rregulloj një unazë të qytetit rrethë 5 kilometra, e tju tregoj se nuk kam pasur telashe me asnjë qytetarë gjatë shpronësimit, qytetarët tanë nuk mundesh me I mashtru, ata e kuptojnë sinqeritetin dhe e vlerësojnë kur punon dicka në të mirë të tyre. Jam shumë I kënaqur me qytetarët e mi dhe premtoj se së bashku do të prekim edhe suksese të tjera.

“Presheva Jonë” A është e vërtetë se keni vendos të ndani parcellë për një stadium të ri për qytetin dhe klubin e qytetarëve suharekas. Si qëndron puna?

Muharremaj: Shiko, qështja e stadiumit ka qenë edhe më parë e zgjidhur, sa I përketë ndarjes së parcellës, por na kanë dalë disa telashe në një lagje që thirret “Mbi Suharekë” të cilën na e pati kthyer qeveria e vendit më herët ku kanë qenë 31 hektarë, aty parëm vendos ta ndërtojmë stadiumin, ne kemi nevoj edhe për një sallë të basketbollit, mos të herrojmë ne e kemi edhe KB Yllin I cili do të luaj me Benfikën e Portugalisë, paramendojeni pra ata kur të vijnë tek ne, I gjithë ky plan ka ra posht pasi që para disa muajve prap na e kanë marrë pronën. Tash e kam pa një alternativë të re, e kam gjetë një pronë tjetër dhe I siguroj të gjithë që bashkë me qeverinë, ministrinë, federatën, UEFA-në e FIFA-n por edhe ne si komunë do të ndajmë mjete.

Ende nuk kam vendos për formën, por po përgatitemi të dalim edhe me një apel edhe për ndihmë nga diaspora, pasi që e meritojmë ta kemi një stadium të bukur e dinjitoz të qytetit. Qëllimi im kryesorë është që të rinjë ti kthejmë kah kultura e sporti dhe ti largojmë nga punët e këqija. Nuk e di nëse e keni si informacion, por unë si kryetar komune kam vendos që secila sallë sportive kudo në komunën tonë pas orarit të punës së tyre me aktivitete, të jenë të gjitha në shërbim të të rinjëve tanë, më kanë thënë se mund të dëmtohen, por ska problem, I rregullojmë prap, më mirë të demtohen sallat sesa të na prishet rinia rrugëve të këqia.

“Presheva Jonë” E përmendët bashkëpunimin të cilin e keni dhe pritet ta intensifikoni me Federatën e Futbollit të Kosovës. Si e keni pa kontributin e këtij institucioni në zhvillimin e futbollit në vend, konkretisht në suksesin e skuadrës së Ballkanit?

Muharremaj: Zërat se FFK dhe z. Ademi kanë hezituar ndonjëherë ta ndihmojnë klubin e futbollit “Ballkani” unë refuzoj ti degjoj dhe nuk pajtohem aspak. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me z. Agim Ademi, të parin e FFK-së, pas ndeshjes e kam telefonuar për ta uruar për fitoren e Ballkanit, nuk kam mundur ta takoj pasi që ai gjindet në Turqi, sapo të kthehet do të takohemi e do t’ia urojmë njëri tjetrit suksesin e KF Ballkanit. Fitorja në “Fadil Vokrri” ka qenë e gjithë Kosovës pa dallim.

Unë pajtohem edhe me fjalët e z. Arsim Kabashi – Cima, se fitorja e Ballkanit është sukses edhe I z. Ademi dhe FFK-së, pasi që ju duhet ta dini të mirat që përmes FFK-së do t’i vijnë kësaj rradhë për suksesin e sajë skuadrës së Ballkanit, por në të ardhmen edhe të gjitha klubeve tjera që arrijnë suksese.

Pastaj ne kemi sigurisht bashkëpunim të ngushtë me Federatën pasi që thash pak më parë tek puna e stadiumit, ne presim bashkëpunim të ngushtë me ta pasi që cdo punë që bëhet në të mirë të rinisë, është invesim në të ardhmen tonë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img