Mungesa e kuadrove ka preku shumë sektorë, madje po paralajmërohet edhe ikja jashtë vendit e mësimdhënësve. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, në një intervistë vlerëson se frika më e madhe është pas heqjes së vizave për shkak se një pjesë e madhe e mësimdhënësve sidomos gjenerata e re do të shkojnë rrugëve të Evropës.
Tutje, ai tha se gradualisht Kosova do të mbes pa kuadro sidomos në lëndë shkencore e teknologji.
“Kam frikë se po u hapë mundësi me viza edhe një pjesë e madhe e mësimdhënësve të Kosovës sidomos gjenerata e re kam frikë se do të shkojnë rrugëve të Evropës për një jetë më të mirë ngase këtu është ngulfatur nga kërkesat, presionet nënçmimet dhe pagat tepër të ulta. Rreziku do të jetë gradual te arsimi”.
“Unë kam frikë se gradualisht ne do të mbesim pa kuadro të forta më të mira sidomos në lëndë shkencore teknologji. Prandaj Qeveria edhe neve edhe Policinë duhet të na mbështesë në këtë kohë kur kemi përballje të çmimeve kaq të larta”, tha Jasharaj. /ekonomiaonline