Sevilla është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me ish-anësorin e Real Sociedad, Adnan Januzaj në një transferim të lire.
Kështu ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano, i cili theksoi se ka ende punë për të bërë nga ana e lojtarit, por Sevilla shpreson se marrëveshja mund të arrihet sot, transmeton Klankosova.tv.
Sevilla është në të njëjtën kohë në bisedime me gjigantin holandez Ajax për shitjen e anësorit argjentinas Lucas Ocampos.
Nëse Ocampos largohet, atëherë Januzaj do të shërbente si një zëvendësim i shpejtë.
Januzaj largohet nga Sociedad pasi zhvilloi 168 paraqitje për skuadrën baske, duke kontribuar me 23 gola dhe 21 asistime.
Belgu-kosovar ishte afër transferimit edhe te Venezia në Serie B, por si duket ka ndryshuar mendje.
Ndryshe afati kalimtar i transferimeve do të jetë i hapur deri nesër në mbrëmje.