Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka drekuar me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ademi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka shpërndarë dy fotografi gjatë takimit me Abbott, shkruan Demokracia.com.
Numri një i FFK-së e ka shpërblyer me mirënjohje në shenjë falënderimi për bashkëpunimin ambasadorin britanik.
“Sot në drekë për qejfi me Ambasadorin britanik në Kosovë, z. Nicholas Abbott. E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, ka shkruar Ademi në rrjetin social.