spot_img

Dardanet mbajtën stërvitjen e parë para ndeshjeve me Armeninë dhe Poloninë

spot_img

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot pasdite, në Kampin Nacional në Hajvali, e ka zhvilluar stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e muajit shtator. Dardanet do t’i luajnë dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Botërorin 2023, në kuadër të Grupit F, kundër Armenisë, më 1 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Polonisë, më 6 shtator në Lublin.

Përzgjedhësja Anneli Andersen kishte në dispozicion të gjitha futbollistet e grumbulluara për takim, teksa së bashku me stafin ka punuar në aspekte të ndryshme të lojës, me fokus të rritjes së intensitetit të lojës, por edhe korigjimit të disa elementeve të lojës nga ndeshjet e kaluara. Këto dy ndeshje nga përzgjedhësja Andersen janë vlerësuar si të rëndësishme për ta parë formën e ekipit, por edhe si mundësi për ta përmirësuar edhe më shumë nivelin e ekipit.

Ajo dy ndeshjet e ardhshme i sheh krejt të kundërta me njëra – tjetrën, duke pasur parasysh nivelin e ndryshëm që ato zotërojnë, por ka kërkuar përkushtim të madh nga futbollistet në të dyja këto duele. Nga afër stërvitjen e Dardaneve e ndoqën edhe presidenti Agim Ademi, anëtarja e KE-së, Vjollca Krasniqi, si dhe drejtori teknik Albert Bunjaku. Po ashtu, stërvitjen dhe tërë metodologjinë e punës së stafit të Kombëtares po e ndjekin edhe trajnerët e klubeve të Superligës së femrave, në kuadër të seminarit dyditor.

Stërvitja e radhës e Dardaneve është të mërkurën paradite, në orën 10:00, po ashtu në Hajvali.

NGJARJE TË TJERA

spot_img