Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vazhduar kontaktet me dilpomatët e huaj në vendin tonë, shkruan AlbanianNews.net.
Ademi, i cili njihet për punën e tij të palodhshme për zhvillimin e institucionit të cilin e drejton, së fundi është takuar me ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Suedia është ndër vendet më të zhvilluara të futbollit derisa nuk kanë munguar bashkëpunimet mes dy vendeve.
Në vazhdim e gjeni postimin e Ademit në profilin e tij në Facebook:
Sot takova ambasadorin e ri të Suedisë në vendin tonë, Jonas Westerlund.
I dëshirova mirëseardhje dhe e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës.
U dakorduam që projektet e përbashkëta për futbollin të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
🇽🇰🤝🇸🇪
#BashkëPërFutbollin