Tenistja franceze Fiona Ferro (25) akuzoi ish-trajnerin Pierre Buter për përdhunim dhe abuzim seksual me të kur ishte adoleshente, transmeton Demokraca.com.
Ferro e akuzoi Buter (50) për përdhunim dhe abuzim me të nga viti 2012 deri në 2015, kur ajo ishte 15 deri në 18 vjeç, raportoi TennisWorldUSA.
Buter ishte trajneri i saj personal në atë kohë, me të cilin udhëtonte shpesh dhe avokati i tij pranoi në këtë rast se të dy ishin në një lidhje. Megjithatë, ai thekson se nuk ka pasur asnjë detyrim.
– Sipas tij, ishte një histori dashurie – tha avokati.
Në anën tjetër Fiona ka thënë se kurrë nuk kishte pranuar të ketë me dëshirë mardhënie seksuale me trajnerin.