Nesër nis edicioni i ri i Ligës së Kampionëve. Bayern Munchen është skuadra më favorite për të fituar garën më të madhe në futbollin evropian.
Sipas bastoreve, Bayern ka 20% të gjasave për triumfin në Champions. Manchester City është skuadra e dytë favorite me 18%, para PSG që ka 16% të gjasave.
Nënkampioni i kësaj gare, Liverpool ka 10% të gjasave, ndërsa kampioni në fuqi ka vetëm 6% të gjasave. Barcelona është e gjashta në renditje me 5% të mundësive.