Bayern Munich e ka fituar kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Interin në xhiron e parë të Grupit C.
“Bavarezët” triumfuan 0:2 ndaj Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano, shkruan.
Leroy Sane realizoi golin e parë në minutën e 25-të të përballjes, teksa për golin që vulosi epilogun përfundimtar e shënoi D’Ambrosio gabimisht në portën e tij.
Liverpooli në “Diego Armando Maradona” është turpërua nga Napoli që e mundi 4:1, në kuadër të Grupit A.
Zielinski në minutat pesë dhe 47-të, Anguissa në minutën e 31-të dhe Simeone në të 44-tën minutë ishin autorët që e “nokautuan” ekipin e Jurgen Klopp.
Për Liverpoolin golin e “nderit” e shënoi Diaz në minutën e 49-të.
Fitore të thellë regjistroi edhe Barcelona që e mundi 5:0 skuadrën e Viktoria Plzen në shtëpi, në takimin e vlefshëm për Grupin C.
Robert Lewandowski kompletoi “Het-trikun” në minutat 34, 45+3 dhe 67-të, kurse me nga një gol kontribuan edhe Kessie në minutën e 13-të dhe Ferran Torres në minutën e 71-të.