spot_img

Milot Rashica i nderuar që do të luajë për Galatasarayn

spot_img

Milot Rashica ndihet i nderuar që do të luajë për një klub të madh si Galatasaray.

Klubi turk, të enjten mbrëma, bëri zyrtar huazimin e Rashicës nga Norwich City. Huazimi është i vlefshëm deri në fund të edicionit 2022/2023, ndërsa Rashica gjatë kësaj kohe do të paguhet 1.5 milionë euro.

Galatasaray është klubi më i suksesshëm në Turqi. Ka 22 tituj të kampionit, 18 kupa të Turqisë dhe 16 Superkupa. Të gjitha këto janë shifra rekorde.

“Jam i lumtur të jem në një klub të madh si Galatasaray. Është nder të veshësh këtë fanellë. Mezi pres që të jem në fushën e lojës”, ka thënë Rashica për faqen zyrtare të klubit.

Ai ka pasur telashe me aktivizim në ndeshjet e fundit te Norwichi, skuadër që ra në kategorinë e dytë angleze. Më herët ka luajtur për Werderin, Vitessen dhe Vushtrrinë. Te Kosova është prej lojtarëve më të rëndësishëm. 26-vjeçari pritet të përballet me konkurrencë të madhe për vend në ekipin startues të Galatasarayt. Ai luan në krah.

“Shpresoj të kem një edicion të mirë. Para se të vija këtu kam ndier dashurinë dhe përkrahjen e tifozëve. Po shikoj para që t’i takoj ata në stadium”, ka shtuar Rashica.

Galatasaray ka tifozë të zjarrtë.

Pos Rashicës, kjo skuadër të enjten prezantoi edhe Mauro Icardin, Juan Matan, Yusuf Demirin dhe Mathias Ross Jensenin.

Në edicionin e kaluar, Galatasaray ishte vetëm në pozitën e 13-të në elitën turke. Këtë edicion synon të kthehet në krye.

Pas xhiros së pestë është në vendin e shtatë me tri fitore, një barazim e një humbje. Të dielën luan me Kasimpashan.

Në elitën turke luajnë shumë futbollistë shqiptarë, duke përfshirë edhe reprezentues të Kosovës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img