spot_img

Trajneri i Italisë pas fitores ndaj Serbisë – ai iu hodh në krahët yllit Antetokounmpo që po futej në fushë (video)

spot_img

Trajneri i Italisë, Gianmarco Pozzecco, ishte në humor të mirë pas fitores së skuadrës së tij ndaj Serbisë në ndeshjen e 1/16-tës së Eurobasketit dhe me një eufori të madhe vrapoi drejt yllit grek Giannis Antetokounmpo dhe iu hodh në krahë.

Pas ndeshjes në të cilën përzgjedhja e tij eliminoi në mënyrë të bujshme favoritin e parë të turneut, Pozzecco fillimisht u tha lamtumirë të gjithë lojtarëve të Serbisë dhe menjëherë pas kësaj ai takoi basketbollistin grek Giannis Antetokounmpo në tunel dhe u hodh në krahët e tij nga lumturia dhe euforia e madhe.

Antetokounmpo, i habitur dukshëm nga veprimet e trajnerit italian, nuk ka mbetur tjetër veçse t’i përgjigjet përqafimit dhe ka reaguar me buzëqeshje ndaj lëvizjes së trajnerit italian.

“Le të jetë ky njoftimi më viral në Eurobasket 2022”, shkruan faqja zyrtare e turneut.

Po ashtu duhet thënë se Pozzecco u përjashtua me karton të kuq gjatë ndeshjes për shkak të dy gabimeve teknike.

Dalja e tij emocionale dukej se ishte një injeksion për lojtarët italianë që më pas luajtën shumë më mirë, bënë një seri 16:2 në pesë minuta dhe arritën një kthesë, më pas një fitore.

Pas ndeshjes, ai bëri një spektakël në sallë, festoi me lojtarët e tij një sukses të madh dhe solli shumë emocione në festë.

Kujtojmë se lojtari më i mirë në përzgjedhjen italiane ishte Marco Spissu me 22 pikë dhe gjashtë asistime, ndërsa Nicolo Melli shënoi 21 pikë dhe gjashtë kërcime.

Në çerekfinalen e Eurobasketit, Italia do të luaj kundër Francës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img