Sot u zhvilluan të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Rahoveci vazhdon të mbetet në pozitën e parë të Grupit A, pas fitores 2-1 ndaj Vëllaznimit, shkruan Gazeta Olle.
Në Grupin B, Ulpiana shënon fitore të madhe 2-1 ndaj 2 Korrikut dhe shfrytëzon barazimet e skuadrave që ishin para në tabelë. Me këtë fitore, lipjanasit rrëmbejnë pozitën e parë.
Rezultatet e plota të xhiros së pestë.
Grupi A:
Feronikeli 74 0 – 0 Drenasi
Liria 3 – 2 Trepça
A&N 0 – 1 Phoenix
Rahoveci 2 – 1 Vëllaznimi
Istogu 1 – 1 Rilindja 1974
Grupi B:
Ramiz Sadiku 1 – 3 Fushë Kosova
Ulpiana 2 – 1 2 Korriku
Kika 1 – 1 Flamurtari
Vjosa 2 – 2 Vushtrria
Vllaznia 3 – 0 Arbëria