spot_img

Trajneri i Slavia Pragës vlerëson lart Ballkanin

spot_img

Ballkani do të përballet me Slavia Pragën në ndeshjen e dytë në grupet e Ligës së Konferencës.

Suharekasit tanimë kanë arritur në Pragë, derisa po mbahet edhe konferenca për shtyp.

Trajneri i Slavia Pragës, Jindrich Trpisovsky ka folur para kësaj ndeshje, duke e vlerësuar lartë Ballkanin.

“Nuk i kam parë asnjëherë nga afër, por deri më tani i kam parë ndeshjet e tyre. Ishte një e panjohur e madhe për ne dhe më duhet të them se jam habitur me atë që kanë treguar. Ndonjëherë vjen një ekip i madh që ka emër dhe paraqitjen e ka të dobët. Ballkani është e kundërta e kësaj, është një ekip që nuk ka emër, por ka paraqitje më të lartë nga sa pritej. Ka një trajner që pati sukses të madh në Shqipëri, të cilin e transferoi edhe në këtë ekip”, tha Jindrich Trpisovsky.

“Karakteristika e tyre themelore është se janë jashtëzakonisht të fortë në kombinim, kalojnë gjithçka, portieri luan shkëlqyeshëm me këmbë, të dy portierët gjithashtu, e gjithë skuadra është shumë e mirë, ka kontroll të madhe të topit, e shijojnë atë”.

Tutje i pari i shtabit teknik të Slvia Pragës, vlerësoi futbollistët e Ballkanit si Meriton Korenica, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.

“Sigurisht që kanë disa dobësi. Nuk duhet t’u lëmë shumë hapësirë sikurse Cluj që pothuajse nuk ishte në gjendje t’ua hiqte topin. Kur ata marrin topin janë shumë të fortë me të, ne duhet të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt”, shtoi ai.

“Ata kanë mbrojtës të fuqishëm, portierë me eksperiencë, pastaj kanë lojtarë të lëvizshëm, grabitqarë dhe të rinj përpara. Korenica, Krasniqi janë lojtarë jashtëzakonisht produktivë, ndërsa Rrahmani është një sulmues interesant”, deklaroi Trpisovsky.

NGJARJE TË TJERA

spot_img