Kosova më 30 shtator do të mirëpres në Prishtinë një mysafir të madh. Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s do të zbarkojë në vend.
Rreth vizitës së Infantinos në Kosovë ka shkruar edhe komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj në llogarinë e tij.
Ai ka theksuar se ardhja e të parit të FIFA-s në Kosovë tregon respektin, që sipas tij, ka fituar kreu i FFK-së, Agim Ademi në skenën ndërkombëtare.
“Ardhja e të parit të FIFA-s, Gianni Infantinos më 30 shtator në Kosovë dëshmon se sa shumë ka fituar respekt në skenën ndërkombëtare Presidenti i FFK-së, Agim Ademi”.
“Në asnjë moment nuk bënë të harrohet fakti që Infantino nuk ka vizituar shpesh shtetet e Ballkanit, andaj një arritje e tillë e futbollit tonë i cili këtë respekt e ka arritur falë punës së jashtëzakonshme prej ditës së parë të mandatit të tij”, ka shkruar Lokaj në Facebook.