Një oficer policie ka humbur ndjenjat të hënën në mëngjes gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey në Londër.
Burri në detyrë i ra të fikët pranë Sheshit të Parlamentit gjatë shërbesave, sipas NewYork Post, dhe duhej të transportohej me barelë. Ngjarja ka ndodhur para ceremonisë mortore.
Gazeta raporton se oficeri u rrëzua pikërisht kur rojet kishin filluar të ndryshonin pozicionet. Para se të merrej me ambulancë, ai u ndihmua nga dy kolegë oficerë.
Në ditët përpara funeralit shtetëror, qytetarët kaluan orë të tëra në radhë për një shans për të bërë nderimet e tyre ndërsa arkivoli i Madhërisë së Saj ishte në Westminster Hall. Pikërisht aty ka ndodhur një tjetër incident, ku njërës prej rojeve që qëndronte pranë arkivolit të Mbretëreshësh, i ra të fiktë.
Ai u ndihmua nga roje të tjera që nxituan për ta ndihmuar.
Kushërira e mbretëreshës, Lady Gabriella Windsor, gjithashtu u duk se u rrëzua teksa vizitonte arkivolin. Windsor u fotografua duke ecur krah për krah me bashkëshortin e saj, Thomas Kingston, ndërsa po largohej nga Westminster Hall pas incidentit.
Bashkëshorti i saj, nxitoi në ndihmë të saj thuhet se ajo rifitoi vetëdijen, por ishte zhdukur nga pjesa tjetër e ngjarjes.