Tashmë që vera ka ardhur, të lodhur e të mërzitur nga pandemia, të gjithë mezi po presin të shijojnë pak pushime nën rrezet e diellit. Një prej tyre është edhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha.
Bukuroshja nga Dibra ka publikuar disa video në Tik Tok, ku duket se po shijon kohën e mirë në pishinë. Për pak të gjithë menduam se Bebe u “çmend” dhe u zhvesh e tëra, pasi mbuloi pjesët intime me një kapele të madhe kashte, por jo.
Ajo publikoi më pas një tjetër video ku dukej se ishte me bikini tepër seksi. Me një trup perfekt dhe me forma pak të kolme, Bebe me siguri i ka “tërbuar” fansat me pamjet e fundit.