Argjentina ka zhvilluar mbrëmë një takim miqësor me Hondurasin për t’u përgatitur për Kupën e Botës që do të nisë në fund të nëntorit. Bardhekaltrit fituan me rezultatin 3-0, ku protagonist kryesor ishte Lionel Mesi me dy golat e shënuar. “Pleshti” është padyshim lojtari më i mirë i Kombëtares argjentinase dhe shokët e skuadrës janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të.
Gjatë pjesës së parë, Flores përdor forcën fizike për të ndalur Mesin. Futbollisti i Hondurasit godet sulmuesin e PSG-së me sup në fytrë dhe e përplas përtokë. Por nis vrapin për tu larguar menjëherë sapo sheh gjithë lojtarët e Argjentinës t’i vërsulen nga pas. Argjentinasit nuk mund ta tolerojnë një ndërhyrje të tillë ndaj Mesit dhe i dalin menjëherë në mbrojtje liderit të tyre. Sjellje që me siguri ka bërë krenar “pleshtin”.
You don't mess with Lionel Messi with Argentina. Rodrigo De Paul and the team on the scene.pic.twitter.com/cnmJ0z0hdW
— Roy Nemer (@RoyNemer) September 24, 2022