Drita ka vuajtur shumë por në fund ka marrë pikë të plota në duel me Drenicën duke e mposhtur me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 9-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Fitores së parë pas nëntë ndeshjeve I është gëzuar Dukagjini që e ka mposhtur Ferizajn me rezultat të thellë 4:1.
Në anën tjetër një rezultat zhgënjyes ka marrë Llapi që para tifozëve të vetë luajti baras me Malishevën 1:1.