Arsenali e ka mposhtur Tottenhamin në kuadër të xhiros së tetë në Premier League.
“Topçinjtë” fituan me rezultat solid 3-1 në një ndeshje që e dominuan tërësisht, transmeton lajmi.net.
Fillimisht, për Arsenalin shënoi Partey një supergol nga distanca.
Reagimi i vakët i Spurs që u ndihmua nga fati, ua dha atyre golin e barazimit me Harry Kane që shënoi nga penalltia.
Pjesa e dytë foli edhe më shumë në të mirë të Arsenalit që gjetën edhe dy herë rrugën e rrjetës me Jesus e Xhaka.
Si për ta dëshmuar që Londra është e kuqe, Emerson Royal mori karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë në Martinellin.
Si përfundim, Arsenali ruan pozitën e parë, ndërsa Tottenhami merr humbjen e parë sezonale nga “Të Pamposhturit”.