Valbona Peraj këngëtarja shqiptare me banim në SHBA ka dhënë së fundmi një deklaratë kontraverse në një intervistë për mediat. Këngëtarja ka thënë se nëse në Shqipëri je femër e bukur të quajnë k*rvë, e nëse je mashkull i bukur, të bëjnë gay.
Ajo ka folur për zhgënjimin që ka pësuar në vendin tonë kur tentoi të bënte biznes. Këngëtarja ka thëbë se e ka patur të pamundur pasi “këtë vend e kanë marrë vetëm disa ujqër në dorë.” Peraj ka vendosur se do të kthehet në atdhe kur të jetë 60-70 vjeç.
“Këtë vend e kanë marrë vetëm disa ujqër në dorë. Ndoshta kur mund të bëhem 60-70 vjeç do të them ‘kam lekë për të hedhur dhe të kthehem në vendin tim. Në Shqipëri të jesh femër e bukur thonë “lërë kurvën se ku dihet qa ka bërë për ta arrit aty ku ka arrit” , të jesh mashkull i bukur të thonë “lëre se është gej”,-ka deklaruar ajo.