Ballkani i Ilir Dajës, u mposht me përmbysje 1-2 nga Sivaspori, në “Fadil Vokrri”, në duelin e vlefshëm për grupet e Ligës së Konferencës. Edhe pse ishte në epërsi nga pjesa e parë, skuadra nga Theranda, pësoi humbje në fund me rezultat 1-2 ndaj turqve.
Kampionët e Kosovës, pas kësaj humbje ka katër pikë dhe mban vendin e fundit në grup me pikë të barabarta me Slavian, e cila e ka mposhtur kampionët e Kosovës në ndeshjen e parë në Çeki. Sivaspori dhe Kluzh tani kanë nga shtatë pikë dhe mbajë vendet e para.
Ballkani fillimisht luan pas dy javësh ndaj Slavias në shtëpi, ndërsa ndeshjen e fundit i shkon Kluzhit. Skuadrës së Ilir Dajës, i duhet të kërkojë me patjetër triumfin ndaj Slavias në sfidën e radhës, për të qenë në lojë për kualifikimin deri në fund. Gjithçka varet edhe nga dueli mes Kluz dhe Sivaspor. Por diçka është e sigurt në rast të 2 triumfeve në sfidat e radhës, Ballkani kualifikohet automatikisht.