Slaven Belupo shënoi fitoren me rezultat 2-0 si mysafir ndaj Sibenikut me golat e Arbër Hoxhës dhe ruajti vendin e katërt në renditje, të cilin nuk do ta humbasin këtë fundjavë pavarësisht rezultatet të ndeshjeve të tjera.
Pas ndeshjes, për fitoren ka folur trajneri Zoran Zekic, i cili e ka lavdëruar sulmuesin shqiptar që shënoi dy herë.
“Një fitore e rëndësishme për vetëbesim. Djemtë e morën këtë me karakter dhe përkushtim, dhe unë i përgëzoj për këtë. Nuk ishte e lehtë, një fitore e rëndësishme, absolutisht e merituar”.
“Hoxha? Futbolli luhet për gola. Shpesh e kritikoja se duhej të ishte më efikas, se duhej të ishte më specifik. Falë Zotit ai filloi ta bëjë këtë kohët e fundit”.
“Nëse vazhdon kështu, do të jetë një forcë e vërtetë. Ai luan mirë në fazën e mbrojtjes. Të gjithë bënë më të mirën e tyre”, ka thënë Zekic.
Hoxha ka katër gola deri më tani në elitën e futbollit kroat. /Gazeta Olle/