Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Gjakovë kundër fajdes. Deri më tani janë arrestuar tre persona si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, tha për Gazetën Express se deri më tani janë kontrolluar shtatë lokacione si dhe objekte të tjera përcjellëse si dhe janë konfiskuar edhe armë e vetura.
“Kemi disa armë e vetura të konfiskuara, por edhe dëshmi të tjera që lidhen me vepra penale”, tha Graishta.