Votimin nga Shqipëria për “Topin e Artë” e bën gazetari Besnik Dizdari. Ai voton që nga viti 1987, kohë kur Dizdari ka vendosur në vendin e pestë Sokol Kushtën e Flamurtarit, i cili deri më sot është i vetmi futbollist shqiptar që bën pjesë në librin e të votuarve, qoftë edhe me 1 pikë të vetme, në anketën e “Topit të Artë”.
Emri i tij ndodhet në librin jubilar të “Ballon d’Or” të “France Football”, të cilin gazetari e ruan ende me fanatizëm. Ndërkohë, sa i përket votimit të tij për “Topin e Artë” të vitit 2022, sipas “Panorama Sport” votimi i Dizdarit është ky:’
Karim Benzema 6 pikë
Sadio Mane 4 pikë
Kilian Mbappe 3 pikë
Vinicius JR 2 pikë
Levandovski 1 pikë