Janë mbledhur në kohë rekord paratë për të dërguar jashtë vendit Klevis Gjeluci, një 20 vjeçar nga Shkodra, i cili prej tre javës ndodhet në gjendje kome, pas një aksidenti automobilistik që ka pësuar.
Miqtë e tij ndërmorrën iniciativën për të mbledhur fonde nga të gjithë shqiptarët që kishin mundësi, pasi familja nuk e përballon dot koston e operacionit.
Atij i nevojiteshin 600.000 euro për të udhtëuar në Itali, ku do të kryej edhe operacionin, me shpresën se i riu do të kthehet në Shqipëri shëndoshë e mirë.
I riu do të shtrohet në spitalin “Gemelli” të Romës, një nga më të mirët jo vetëm në Itali por edhe në Europë e botë. Deri më tani janë mbledhur rreth 300 mijë euro, ndërsa nevojit akoma aq për ndërhyrjen, trajtimin në spital dhe kthimin në vend.
Bëhet me dije se 20-vjeçari është nisur sot drejt Italisë. Udhëtim do të kryehet me një ambulancë speciale të vënë në dispozicion nga spitali.
https://www.gofundme.com/f/donate-to-help-klevis-pay-his-operation?utm_source=widget&utm_medium=referral&utm_campaign=p_cp+share-sheet