Llapi po vazhdon të zhgënjejë këtë edicion në Albi Mall Superligë, teksa sot është mposhtur më fushë e vet nga Dukagjini me rezultat 0:1.
Ilijasa Zulfiu ka qenë hero i skuadrës së Armend Dallkut e cila duket se e ka tejkaluar krizën që kishte dhe tash po jep frytë, derisa Llapi po vazhdon me zhgënjim.
Skuadrës së Tahir Batatinës nuk i kanë ndihmuar as dy penallti nga të cilët dështuan të shënojnë Gerhard Progni e Ilir Krasniqi.
Dukagjini tash ka 12 pikë ndërsa Llapi është në kuotën e 13 pikëve.