Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Albi Mall Superligën e Kosovës që u zhvilluan në kuadër të javës së 14-të.
Malisheva ka shënuar fitore shumë më të lehtë sa është pritur ndaj trepçës ’89. Ekipi i Sami Sermaxhajt e ka mposhtur atë të Shpëtim Idrizit me rezultat të thellë 3:0.
Në takimin tjetër Ferizaj e Drenica kanë luajtur baras 1:1 duke e bërë kështu luftën për mbijetesë shumë më të vështirë.