Anjeza Hyseni, nëna shqiptare që humbi tre fëmijët dhe nipin në aksidentin tragjik në Reggia Emilia të Italisë ka tentuar ti japë fund jetës.
Mediat italiane bëjnë me dije se Hyseni, ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur para një makine. Fatmirësisht mjeti nuk ishte me shpejtësi dhe gruaja ka shpëtuar pa lëndime.
Jashtë morgut ndodhet të afërm të familjes Hyseni. Ata janë mbledhur rreth Anjezës, për ta mbështetur, për ta ngushëlluar, për ta qetësuar. Por siç shkruajnë mediat italiane ajo dëgjohet vetëm të bërtasë në shqip. “Nuk dua të jetoj më kështu…”, thotë ajo.
Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së dielës në Reggio Emilia të Italisë, ku si pasojë e kanë humbur jetën katër anëtarë të një familjeje. Viktima të aksidentit mbetën Shane Hyseni, 22 vjeçe, me djalin e saj Mattias, 2 vjeç, vëllai i Shane Hysenit, Resati, 11 vjeç dhe motra e saj Rejana, 8 vjeçe.
Makina që drejtohej nga bashkëshorti i 22-vjeçares, Orjol Lame, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar. I vetmi i mbijetuar nga kjo tragjedi është Lame, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.