spot_img

Arrestohet ish-drejtori i Komunës së Kaçanikut, me urdhër të prokurorit Maloku

spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar Bekim Tronin, një ish-drejtor të Komunës së Kaçanikut të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Troni, i cili ka dëshmuar të mërkurën në procesin gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, është ndaluar për 48-orë me urdhër të prokurorit të rastit, Rasim Maloku.

Rastin e arrestimit të dëshmitarit Troni e ka konfirmuar sot Gentiana Hoxha, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“Nga zyra e gjyqtarit të çështjes, më konfirmuan se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të ndaloj dëshmitarin në rastin e Xh.Zh.”, ka thënë Hoxha për Paparacin.

Paparaci, ka kontaktuar të premten edhe me Shukri Jasharin, Kryeprokurorin e Prokurorisë së Ferizajt, i cili ka konfirmuar ndalimin e Bekim Tronit.

Rasim Maloku, prokuror i rastit të Xhabir Zharkut, është bërë i njohur në vend edhe për hetimin e aferës “Brezovica”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img