Lideri kosovar në basketboll, Peja ka marrë fitoren e parë në Ligën Ballkanike, pasi ka mposhtur skuadrën ukrainase Budivelnyk me 10 pikë diferencë.
Pas 40 minutave lojë rezultati në semafor ishte 81:71 në të mirë të skuadrës kosovare.
Ka qenë një spektakël basketbolli në Pejë, ku palestra Karagaqi ishte e stërmbushur dhe me një atmosferë fantastike.
Çereku i parë i takoi vendasve me 10 pikë diferencë 26:16, derisa të dytin e fituan mysafirët nga Ukraina me 11 pikë 15:26 duke shkuar në pushim me epërsi 41:42.
Edhe në dhjetëminutëshin e tretë e fituan mysafirët me rezultat 17:22 dhe ngritën epërsinë e tyre në gjashtë pikë.
Çereku i fundit për pejanët ishte i jashtëzakonshëm duke triumfuar me rezultat 23:7 dhe në fund morën fitoren me rezultat të përgjithshëm 81:71.
Ndeshjen e ardhshme skuadra pejane e luan përsëri në shtëpi, pasi presin ekipin izraelit Hapoel Beer Sheva.