Janë përmbyllur pjesët e para të takimeve të fundit të javës së 15-të. Në Gjilan, Drita dhe Ballkani shkuan në pushim me shifrat e barabarta, 1:1, shkruan Albanian News.
Besnik Krasniqi ia dha epësinë Dritës në minutën e 11-të nga pika e bardhë e penalltisë.
12 minuta më vonë, shifrat i barazoi Albin Berisha nga afërsia.
Në “Zahir Pajaziti, Llapi është befasuar nga Ferizaj. Skuadra musafire këtu e nis pjesën e dytë me një gol dallim, pasi 45 minutatë e para u mbyllën 0:1.