Në shtëpinë e FFK-së, në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi do të jetë mikpritëse e Vllaznisë së Pozheranit, ndërkaq kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë mysafir i Phoenixit. Ndeshjet zhvillohen më 17 nëntor, derisa skuadrat që kanë më shumë se dy lojtarë të angazhuar në kombëtare ndeshjet do t’i luajnë më 24 nëntor.
Çiftet komplete
Llapi – Vllaznia Pozhoran
Vëllaznimi – Prishtina
Dukagjini – Rilindja 1974
Prizreni – Istog
Feronikeli ’74 – 2 Korriku
Phoenix – Ballkani
Vushtrria – Drenasi
Vjosa – Ulpiana
Drenica – Flamurtari
Behari – Ferizaj
Drita – Liria
A&N – Rahoveci
Trepça ‘89 – Kika
Trepça – Gjilani
Fushë Kosova – Arbëria
Ramiz Sadiku – Malisheva