Manchester City është mposhtur nga Brentfordi në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier me rezultat 2-1.
Pas vetëm 16 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Ivan Toneyt.
Por, Citizens nuk lejuan që të shkonin në pushimin mes pjesëve me humbje 1-0, duke ia dalë t’i barazonin shifrat me anë të Phil Foden (45+1), me Manuel Akanjin që ishte asistuesit.
Në pjesën e dytë, Toney kishte mundësinë që në minutën e 67-të ta rikthente epërsinë për Brentfordin, por Ederson bëri një pritje bravuroze.
Më pas, një mundësi të madhe e pati edhe Rodri (73’), por nuk ia doli të shënonte, pasi David Raya bëri pritje vendimtare.
Kevin de Bruyne më pas e provoi fatin në minutën e 83-të, por Raya ishte sërish në vend dhe ia mohoi golin belgut.
Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan dhe e rikthyen epërsinë me anë të Toneyt (90+8′), që realizoi golin e dytë personal
Pas javës së 16-të Manchester City vazhdon të jetë në vendin e dytë me 32 pikë, një më pak se lideri Arsenali, e në xhiron e 17-të do të takohen me Leeds United.