Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra Rajonale në Mitrovicë ka njoftuar se pak para orës 23:00 janë dëgjuar të shtëna armësh në lagjen “Ibri” në Mitrovicën e veriut.
“Tani këto çaste sonte, më 17.XI.2022 rreth orës 22. 40, në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës u dëgjuan breshri të shtënash nga armë automatike. Të shtënat e dëgjuan në lagjën “Ibri”, pjesa e okupuar e Mitrovicës.”, ka njoftuar KMDLNJ.