spot_img

Presidenti Ademi: I lumtur që është ngritur niveli i Superligës së Kosovës, e shohim vetën në Evropian

spot_img

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në intervistë ekskluzive për kosovalive.net në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, u shprehë se e sheh Kosovën pjesë të evropianit të ardhshëm. Ai tha se VAR-i është ngjarja më e madhe që ka ndodhur për rregullsinë në futboll.

“Të gjithë referët janë me norma.15 persona e kontrollojnë një ndeshje, duke fillu prej kontrollës, delegatëve, VAR-it që është më e rëndësishmja. VAR është pjesa më e rëndësishme, është teknologjia e fundit, është shumë e shtrenjtë, na e ka paguar FIFA komplet, është ngjarja më e madhe që ka ndodh për mua, për rregulluesi në futboll. Jo që kishte pa rregulluesi, por dyshime për pa rregulluesi. Nuk është evidentuar fatbardhësisht ndonjë shit-blerje e lojëve në Kosovë.”, u shpreh ai.

Me VAR është diçka krejt tjetër, qetësohen krejt klubet, qetësohen edhe vet referët por edhe futbollistët.”, tha Ademi. Ai shtoi se s’ka pasur asnjëherë presion nga klubet. “S’kam pasur presione të klubeve asnjëherë. Kjo tregon se ku ka problem, unë shkoj aty. Presion s’mundet me më bë askush, se ku është problemi shkoj vet atje”, u shpreh ai.

Ademi foli edhe për kombëtaren e Kosovës dhe rezultatet e saj gjatë këtij viti.

“Gjatë këtij viti kemi pasur rezultate, mund të them jo ato që i kemi pritur, por kemi pasur rezultate të mira. Mua më vjen mirë që futbollistët e kombëtares e kanë qetësuar vetën duke pas po thuaj se të gjithë kontrata në ekipet e veta, duke pasur minuta në ekipet e veta. Ne e konsiderojmë të suksesshëm përkundër që kemi pritur se do të jemi në Ligën e Kombeve në vendin e parë por nuk ka ndodh kjo. Por jemi përsëri në të njëjtën ligë. Tash po përgatitemi për kualifikime në Evropian, ku kemi një grup korrekt dhe e shohim vetën në Evropian.”, shtoi ai.

“Më gëzon fakti se është ngritur futbolli në Kosovë, liga jonë është ngritur dhe sot si rezultat i kësaj kemi 5 futbollistë nga Superliga e Kosovë që s’ka ndodhur më herët. Është ngritur futbolli në Kosovë, është ngritur liga, kemi tejkaluar të gjithë Ballkanin me renditje të ligës, që do të thotë shumë kjo.”, tha Ademi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img