Manchester City ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Arsenalit në kuadër të Premierligës.
“Qytetarët” triumfuan me shifrat 3:0.
Raheem Sterling shënoi në minutën e 45-të për 1:0.
Kurse, epërsinë e dyfishoi Kevin De Bruyne (51’) nga penalltia, derisa Arsenali mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të David Luizit.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Phil Foden në fund të takimit.
Shkodran Mustafi luajti gjatë gjithë takimit të sotëm, derisa Granit Xhaka përsoi një lëndim të rëndë dhe u largua nga loja në minutën e tetë.