Gazetari amerikan Neil Barker, e ka pyetur futbollistin serb Marko Grujiq, për pankartën me hartën e Kosovës, që futbollistët serbë e kishin vendosur në zhveshtore para ndeshjes me Brazilin në kuadër të Botërorit Katar 2022.
Në pankartë, përpos hartës së territorit të Kosovës, shkruante edhe “S’ka dorëzim”.
Por, pasi gazetari amerikan pyeti për provokimin në fjalë, ekipi i kombëtares serbe refuzoi të përgjigjet duke thënë se në konferencë do të flasin vetëm për ndeshjen e radhës të cilën do ta luajnë kundër Kamerunit.
Lidhur me skandalin në fjalë, kanë reaguar institucionet e Kosovës duke i kërkuar FIFA-s që të marrë masa.
E sot me anë të një njoftimi, Shtëpia Botërore e Futbollit, e akuzoi Serbinë për provokim.