spot_img

Reshje shiu dhe dëbore javën e ardhshme, temperaturat zbresin -7 gradë

spot_img

Java e ardhshme pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. Nga pasditja e nesërme do të rikthehen reshjet e shiut në Ultësirën Perëndimore por jo me intensitetin e një jave më parë.

Sipas sinoptikanit Hakil Osmani në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës.

Pjesa e dytë e ditës së diel do të sjellë vranësira të shtuara të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore, reshje të cilat nuk do të jenë problematike. Ndërsa në zonat malore, do të kemi prezente reshjet e dëborës në Qarkun e Kukësit, por edhe juglindje në Pogradec, Korçë dhe Ersekë.
Ndërkohë pas mesjavës reshjet e shiut do të jene më të dukshme në zonat jugore.

Por duke filluar nga e mërkura do të kemi shpeshtim të vranësira në vendin tonë, më të dukshme në zonat jugore të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe reshje dëbore mbi 1 mijë metra, nga niveli i detit. Më të dukshme në zonat jugperëndimoretë territorit shqiptar. Herë pas here do të ketë edhe momente të pakta për rrebeshe shiu.
Moti i paqëndrueshëm gjatë këtyre ditëve do të shoqërohet edhe me ulje temperaturash deri në -7 gradë si dhe ngrica në rrugë.

Vlerat minimale në qytetet e zonave malore do zbresin në -4 gradë, ndërsa në fshatrat e thella malore do kemi temperatura edhe -7 gradë Celcius.

NGJARJE TË TJERA

spot_img