spot_img

Befasia ndodhi/ Maroku e ‘qon te shtëpia’ Belgjikën

spot_img

Pas Arabisë Saudite kur mposhti Argjentinën, për befasinë e radhës u kujdesën futbollistët e Marokut, shkruan Albanian News.

Takimi i xhiros së dytë të Grupit F, u përmbyll me rezultat 2:0 të Marokut ndaj yjeve të Belgjikës, favorite.

Rezultati u zhbllokua me një gol të shënuar nga Sabiri, në minutën e 73’. Sabiri shënoi direkt nga gjuajtja e lirë, me Thibaut Courtois që nuk pati reagimin më të mirë të mundshëm.

Kurse, fitoren e marokenëve e vulosi Aboukhlal, në minutën e 90+2′, për 0:2.

Maroku shënonte nga gjuajtja e lirë edhe në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45+2’, por goli anulohej nga VAR-i.

Me fitoren e regjistruar sonte, Maroku shkon në kuotën e katër pikëve dhe del në pozitën e parë. Belgjika mbetet me tri pikë në pozitën e dytë.

Në të njëjtin grup luajnë sonte Kroacia e Kanadaja, me kroatët që futen me 1 pikë kurse Kanadaja me 0. Në rast fitoreje, të dyja mund ta kalojnë Belgjikën në klasifikim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img