Kameruni heroik në përballje me Serbinë, u rikthye pas disavantazhit prej dy golave, duke e përfundu takimin me shifrat, 3:3.
Por, në avantazh kaluan kamerunasit.
Po zhvillohej minuta 29` kur Castelleto i dha epërsinë Kamerunit.
Mirëpo serbët u rikthyen në lojë duke shënuar fillimisht golin e barazimit, më pas të epërsisë.
Fillimisht Pavlovic dhe më pas Savic, shënuan në minutat shtesë.
Edhe pjesën e dytë serbët e nisën më mire, duke shënuar edhe golin e tretë.
Në minutën e 53` ishte Mitrovic që çoi rezultatin në 3:1.
Kjo nuk ndikoi që Kameruni të ndalen, ata madje arritën të barazojnë shifrat.
Fillimisht ishte Auboubakar në minutën e 64` që ngushtoi rezultatin.
Për të barazuar shifrat u përkujdes ylli I Bayernit, Choupo-Moting pasi shënoi dy minuta më vonë.
Më këtë barazim Kameruni pozicionohet në vendin e tretë me një pikë, sa ka edhe Serbia, në fund të grupit.