Halil Halili, babai i Sokol Halilit, i dyshuar për vrasjen të gruas shtatzënë në QKUK, ka folur për gazetën Nacionale. Ai i ka treguar gazetares Gentiana Hasani për gjendjen e tij pas këtij rasti, duke thënë se nuk dëshiron ta sheh të birin që po dyshohet për vrasje dhe që ende është në arrati.
“Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqia, të liga, se jam shumë i mërzitur. Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo.” – theksoi ai.
Tutje, ai ka treguar se nuk ka arritur të bisedojë me djalin, ndonëse vazhdimisht e ka telefonuar.
“E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy” – theksoi Halili për Nacionalen.