Japonia ka deklasuar Spanjën e Gjermaninë në Grupin E. Japanët siguruan pozitën e parë në grup, pasi më parë mundën Gjermaninë, derisa sonte Spanjën, 2:1.
Alvaro Morata kaloi spanjollët në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes.
Doan barazoi shifrat në minutën e 48-të të ndeshjes.
Tre minuta më vonë, Tanaka kaloi vendasit në epërsi, e që në fund ishte goli i kualifikimit në 1/8 e finales.
Gjermanët mundën Kosta Rikën, me rezultat 4:2, por e pamjaftueshëm për të kaluar grupin.
Gjermania shënoi fitore sonte kundër Kosta Rikës me rezultatin 4:2, por nuk ishte e mjaftueshme.
Serge Gnabry (10’), Kai Havertz (73’, 85) dhe Niclas Fullkrug (90+1’) shënuan golat e fitores.
Yeltsin Tejeda (58’) dhe Juan Pablo Vargas (70’) shënuan golat e vetëm për Kosta Rikën.
Gjermania e mbylli aventurën sonte, duke u renditur e treta në Grupin E me 4 pikë, një më shumë se Kosta Rika, që u rendit e fundit.