Humbja ndaj Japonisë nuk rezultoi fatale për Spanjën, por gjithsesi, ka acaruar tej mase trajnerin e iberikëve, Luis Enrike. Tekniku i njohur, siç raportojnë mediat, ka vendosur që të mbyllë skuadrën në dhomat e zhveshjes.
Tonet kanë qenë mjaft të larta në drejtim të lojtarëve, pasi për “timonierin” e njohur ekipi tregoi mungesë serioziteti. Kjo mbyllje në dhomat e zhveshjes, shkaktoi edhe vonesa në deklaratat për shtyp që lojtarët japin për media të ndryshme.
Spanja ia doli të kualifikohej si e dyta në grup dhe në fazën tjetër do të përballet me skuadrën e Marokut.