Kombëtarja e Zvicrës zbarkon sot në stadiumin 974 për ta luajtur ndeshjen e fundit në grupe në Botëror.
Zviceranët do të kërkojnë medoemos një rezultat pozitiv, për shkak se vetëm një i tillë do ta dërgon atë në 1/8-ën e finales.
Por derisa ndeshja po afrohet, statistika interesante kanë dalë në pah, e që e favorizojnë skuadrën e Murat Yakim.
Sipas Livescore, Zvicra nuk ka humbur kurrë më shumë se një ndeshje në grup që nga viti 1966.
Në këtë vite, helvetikët kishin humbur të tria ndeshjes.
Një fitore sot kundër Serbisë do ia mundësonte atyre kalimin e grupit. Zvicra do të kualifikohej edhe me një barazim, me kusht që Kameruni të mos fitonte thellë kundër Brazilit.
uadra, në të cilën është kapiten Granit Xhaka pritet që të luajë ndeshjen e fundit në Grupin G kundër Serbisë e cila në këtë eliminatore ka një humbje dhe një barazim, derisa Zvicra ka një fitore dhe një humbje.