Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Gjinekologjisë, Sokol Halilit me armë zjarri ia mori jetën bashkëshortes, Hamide Magashit dhe foshnjës që pritej të vinte në jetë. Ndersa sot Ministri Xhelal Sveçla e konfirmoi vetëvrasjen e dorarësit. Por motra e gruas shtatzënë nuk e beson këtë fakt. Ajo thotë se po të këtë ministër motra e saj do të jetonte.
“Qitmi ti mu faktet, faktoma, qite qetu para meje, du me ja pa foton unë, qat xhenaze bima ti mu qetu, le të më thotë qaj ministër mua nërsy që e ka vra veten, le të ma bjen kufomën e tij qetu, kqyre qa I bëjë, mua më thuje nërsy”, ka thënë ajo derisa shton se nuk ka ministër sepse po të kishte sipas saj motra e tyre nuk do të ishte e vdekur sot.