E përditshmja zvicerane prestigjioze ‘Sonntags Zeitung’ e titullon artikullin kryesor të së dielës, “Lang lebe Granit Xhaka!”, në shqip “Rrnoftë gat Granit Xhaka!”, transmeton Albanian News.
Edhe një herë ka emocione të mëdha për kapitenin e kombëtares. Zvicra duhet ta shijojë atë – për aq kohë sa të jetë e mundur, thuhet ndër të tjera në artikull.
Edhe artikujt tjerë janë rreth suksesit të Zvicrës pas fitores ndaj Serbisë, me theks të veçantë për dyshen Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.