Anglia ka kaluar pengesën e parë pas grupeve, duke e mundur lehtë Senegalin, me rezultat 3:0.
‘Tre Luanët’ kaluan në epërsi në minutën e 38’, kur gjetën golin me anë të Jordan Henderson, i cili mori një top nga Jude Bellingham.
Për golin e dytë u përkujdes Harry Kane, në minutën e 45+3’, i asistuar nga Phil Foden, për t’i dhënë më shumë qetësi anglezëve.
Në pjesën e dytë, Anglia vazhdoi paraqitjen e mirë dhe shënoi edhe golin e tretë. Kësaj radhe shënonte Bukayo Saka, në minutën e 57’, pasi mori një top nga Phil Foden.
Pas kësaj fitore të Anglisë dhe asaj të Francës nga Polonia, njëra nga përballjet më interesante në fazën e çerekfinaleve do të jetë pikërisht ndaj fituesëve të sontme.