Aktivistja Zana Avdiu është paditur në gjykatë nga ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Liridon Leci.
Avokati Nasuf Hasani ka njoftuar se është dërguar padia në gjykatë derisa e ka postuar një fotografi me Lecin.
“Liridon Leci, sot më besoj autorizimin për ta përfaqësuar në gjykatë sa i përket parashtrimit të padisë për fyerje ndaj Zana Avdiut!”, shkruan Hasani, përcjell Shqip.com.
Avdiu gjatë një debati televiziv shpërtheu në debat me Lecin duke e krahasuar me serbët.
Krejt kjo ndodhi pas postimit të Zana Acvdiut në “Facebook” në lidhje me reagimet e Granit Xhakës në ndeshjen Serbi – Zvicër ku kosovari pas provokimeve të shumta ua tregoi me dorë organin gjenital futbollistëve serbë në bankën rezervë.