Një nënë e dy fëmijëve ka vdekur pasi u përplas me derën e xhamit të një banke. Ajo po ecte me shpejtësi dhe mendonte se dera ishte e hapur.
Gruaja 46-vjeçare nga India, Beena Jiju Paul, u rikthye për herë të dytë në bankë pasi kishte harruar çelësat e motorit.
Pasi u përplas me derën gruaja u mundua të lëvizte, por xhami i coptuar i kishte shkaktuar lëndime në bark.
Punëtorët e bankës vrapuan për ta ndihmuar, por ajo humbi vetëdijen dhe dyshemeja u mbush me gjak.
Ambulanca arriti shpejt, e dërgoi në spital, por Beena nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. /
Gazeta Sinjali/