spot_img

‘Blicki’ zviceran: Babai i Xhakës sulmon verbalisht aktivisten në televizion

spot_img

Media më e madhe zvicerane, Blick.ch ka shkruar për rastin e babait të Granit Xhakës, Ragip Xhaka, i cili, sipas tyre, ka sulmuar verbalisht aktivisten kosovare, Zana Avdiu gjatë kyçjes së tij të drejtpërdrejt në emisionin “Favorit” të Televizionit 7.

Më poshtë e gjeni shkrimin e Blick

Babai i Granit Xhakës është shfaqur i irrituar me fjalë kundër një gruaje që e ka kritikuar gjestin e Granit Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë.

Kapja e organit gjenital, një gjest që ka ndezur temperaturat ditëve të fundit. I bërë nga kapiteni i Kombëtares së Zvicrës Granit Xhaka. Ai e bëri këtë duke ju drejtuar bankinës së Serbisë gjatë ndeshjes vendimtare në 1/8-ën e finales të premten e kaluar.

Veprimi i tij bëri bujë edhe në Kosovë. Feministja kosovare, Zana Avdiu kritikoi ashpër kapitenin e Kombëtarës. “Granit Xhaka është një turk. Ky është gjest rrugawi”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

“Gjesti paraqet një sulm seksual.

Shumë shpejt pas këtij postimi, Avdiu shfaqet në emisionin sportiv “Favorit” të televizionit privat kosovar, T7 të dielën në mbrëmje. Aty, Zana Avdiu e bën të qartë në një grup ku kishte më shumë meshkuj të ftuar se çfarë mendon për veprimin e Xhakës. Debati bëhet i nxehtë. Në mënyrë të përsëritur Avdiu ndërpritet. “Çfarë do të thotë për shoqërinë tonë kur ne festojmë me një gjest të tillë?”, pyet ajo. “Para së gjithash, ju nuk i kuptoni emocionet e një futbollisti”, është një përgjigje. Tutje, ajo thjesht nuk e kupton gjestin. Avdiu kundërpërgjigjet: Do të ua shpjegoj juve: Gjesti i Granit Xhakës simbolizon sulm seksual”.

Pastaj është Ragip Xhaka, Babai i Graniti që flet. Ai lidhet drejtpërdrejt me telefon. Ai është emocional dhe i inatosur kundër feministes, i adresohet asaj në vetën e tretë: Nëse ajo e quan Granit Xhakën një rrugaç, ky është një turp i madh! Gruaja, e cila është e ulur në këtë emision nuk ka ide çfarë është sporti, emocionet apo shqiptarët”.

“Këta njerëz kanë fyer nënën e tij, gruan e tij dhe fëmijët, duke bërë një mori gjestesh të tilla, duke brohoritur “Vritni shqiptarët!”, “Kosova është Serbi” dhe ajo ta quaj Graniti rrugaç”, i është adresuar Ragip Xhaka provokimeve që u bën në drejtim të djalit të tij.

Fjala shqip që përdori Avdiu për t’ju referuar Granitit si “rrugaç” ka konotacion shumë negativ. “Emri i referohet djemve të cilët nuk kanë kujdes për shtëpinë dhe familjen dhe sillet rrugëve duke kërkuar para për bukë”, e shpjegon fjalori Watson këtë fjalë.

“Ti nuk e njeh familjen Xhaka”

Kjo ndoshta ishte edhe arsyeja se pse Ragip Xhaka e kishte vështirë të qetësohej. Ai vazhdonte të fliste i inatosur pa lejuar të tjerët të flasin. “Familja Xhaka kurrë nuk janë dorëzuar dhe nuk do të dorëzohet. Gjesti i Granitit nuk ishte as politik e as seksist. Graniti është granit. Ai nuk e bëri këtë gjest për ta ofenduar dikë”, thotë ai.

“Ai ka rrezikuar karrierën e tij duke i treguar botës se kush i ka dhunuar nënat shqiptarë, motrat dhe fëmijët – mbi 20 000 viktima”, ka shtuar tutje babai i Xhakës duke folur për luftën në Kosovë dhe fushatën e djalit të tij kundër dhunës.

“Po ju paralajmëroj përsëri: duhet të keni kujdes kur shkruan për familjen Xhaka”.

Avdiut nuk i bën përshtypje kjo. “Çfarë do të ndodh?”, pyet ajo. “Do të tregoj më vonë çfarë do të ndodh. Ju duhet të përgjigjeni për veten tuaj pavarësisht respektit. Por, kur vjen koha, do të jetë shumë vonë. Ju garantoj këtë me jetën time. Për shkak se ju nuk e njihni familjen Xhaka”, i është kundërpërgjigjur Xhaka i irrituar asaj.

Familja dhe menaxhmenti i Granit Xhakës nuk kanë dashur të komentojnë ato çfarë ka thënë Ragipi në emisionin “Favorit” të T7, pavarësisht se Blick ka insistuar. Sipas informatave që vinë nga Kosova, familja Xhaka është duke marrë në konsideratë një padi kundër Zana Avdiut.

NGJARJE TË TJERA

spot_img